×

Aplikimi është bërë me sukses.
Shumë shpejt stafi i BCS do të ju kontaktoj.
Ju faleminderit.

Kthehu tek Kryefaqja
×

Diçka shkoi gabim gjatë procesit të aplikmit
Provoni përsëri.

Kthehu tek Kryefaqja

I/E nderuar,

Aplikimi juaj mund të behet vetëm pas ngarkimit (upload) të dy dokumenteve - Letrës motivuese dhe CV-së.

Ju lutem ngarkoni ato dhe shtypni butonin Apliko.

Viti akademik 2022/23

Apliko tani

Viti akademik 2022/23

Regjistrimet sapo kanë filluar:

Studio dhe bëhu "Zhvillues i Softuerit"

Bëhu inxhinier i diplomuar i softuerit në British College of Sciences dhe merr diplomë Bachelor(BSc.) te një nga partnerët tanë!

Vëmendje: Studentët që kanë notë mesatare mbi 9 punësohen nga ukites.co.uk dhe gëzojnë bursë 100% për studimet Bachelor.

Na shënoni numrin tuaj dhe ne ju kontaktojmë:

    Transfero Studimet në British College of Sciences

    Kudo që jeni duke studiuar në fushën e TIK, studimet mund t'i bartni në British College of Sciences.

    Studentët tanë, përveç se do të përfitojnë dije që fitohet në shkollë për zhvillimin e softuerit dhe në laboratorët tanë profesionalë, ata do të pajisen edhe me diploma që njihen gjithandej vendeve të Bashkimit Evropian dhe më gjerë.

    Akademia e revolucionit digjital hap derën e suksesit për ty.


    4

    SEMESTRA

    2400

    Orë

    120

    ECVET Kredi

    24

    Muaj

    9

    Këste

    Shqip / Anglisht

    Gjuha


    Përfito dije

    Metodologjia “mëso duke punuar” (learning by doing) që aplikohet në British College of Sciences dhe mësimdhënia që realizohet duke krijuar produktin... real, me qëllim të plasimit në treg, bën që studentët tanë të përfitojnë sa më shumë dije që të jetë e mundur. Kësaj i shtohet edhe përvoja e ligjëruesve të British College of Sciences, të cilët janë personel i kualifikuar me tituj deri në PhD në institucionet më prestigjioze evropiane.

    Lexo më shumë

    Përfito diplomë (edhe Bachelor)
    që njihet edhe jashtë vendit

    Dija nuk është e vetmja gjë që fitohet në British College of Sciences. Pas një pune dy vjeçare do ta merrni titullin “Software Developer” dhe do të pajiseni me... diplomë profesionale që njihet brenda dhe jashtë vendit. Me rastin e dhënies së provimeve, do të merrni edhe 120 ECVET kredi. Falë bashkëpunimit të British College of Sciences me partnerët vendorë dhe ndërkombëtarë, me kryerjen e pak provimeve shtesë, do të merrni edhe titullin Bachelor (BSc). Kjo, sepse British College of Sciences është e akredituar nga Autoriteti Kombëtar i Kualifikimeve dhe ka licencën e punës nga MAShT.

    Lexo më shumë

    Përfito aksione në produktin e
    zhvilluar

    Produktet reale që do t’i zhvilloni përgjatë studimeve, British College of Sciences kujdeset që të njëjtat, për aq sa arrijnë standardet dhe zgjojnë interes do... të plasohen në treg dhe do të komercializohen, sipas parimit të ekonomisë së tregut të lirë. Ju bashkë me kolegët dhe me mentorin e grupit që keni zhvilluar produktin, do të përfitoni aksione për aq kohë sa të jeni pjesë e grupit dhe kompanisë që do të themelohet për këtë qëllim.

    Lexo më shumë

    Disa zhvillime të projekteve në BCS

    Previous slide
    Next slide

    Partneritetet

    BCS me qëllim të shkëmbimit të përvojave dhe ofrimit të shërbimeve trajnuese dhe hulumtuese ka krijuar partneritete me shumë institucione dhe është e hapur të krijoj partneritete tjera arsimore në vend dhe jashtë vendit, në veçanti me institucione arsimore të specializuara në fushën e TIK-ut dhe biznesit nga rajoni anglishtfolës dhe/apo gjermanofolës për ngritjen dhe ruajtjen e cilësisë dhe shkëmbimin e përvojave.

    Infrastruktura

    Sallat e trajnimeve dhe studimit janë moderne, me laboratorët përkatës dhe me të gjitha pajisjet e nevojshme për punën me studentë. Brenda institucionit ekziston edhe hapësira e leximit dhe shfrytëzimi i literaturës.

    Previous slide
    Next slide

    Infrastruktura

    Previous slide
    Next slide

    Sallat e trajnimeve dhe studimit janë moderne, me laboratorët përkatës dhe me të gjitha pajisjet e nevojshme për punën me studentë. Brenda institucionit ekziston edhe hapësira e leximit dhe shfrytëzimi i literaturës.

    Kushtet për regjistrim

    Keni kryer shkollën e mesme të lartë.

    Keni prirje dhe pasion për zhvillim softueri.

    Mënyrat e pagesës

    Mundësi pagese me 9 këste.

    Apliko Tani

    Ligjëruesit

    Blerim Rexha, Ph.D.

    Blerim Rexha ka mbi 25 vjet përvojë në fushën e inxhinierisë kompjuterike. Ai ligjëron disa lëndë në Universitetin e Prishtinës që nga viti 2007. Ai mbaroi studimet e doktoratës në Universitetin Teknik të Vjenës në 2004, dhe gjatë studimeve universitare ishte student i dalluar...

    Shiko më shumë

    Ylli Çarkaxhiu, MSc.

    Ylli Çarkaxhiu ka mbi 6 vjet përvojë në, hartimin, zhvillimin dhe menaxhimin e projekteve të softuerit për klientë vendas dhe ndërkombëtar. Ylli është udhëheqës i departamentit të implementimeve në BCS, ku janë zhvilluar e implementuar zgjidhjet më inovative në...

    Shiko më shumë

    Rina Krasniqi, MSc.

    Rina Krasniqi është Menaxhere e Projekteve dhe Inxhiniere i Zhvillimit të Softuerëve në BCS. Ajo mbaroi studimet universitare, Master për "Blockchain" dhe Bachelor, në Universitetin e Prishtinës, Fakultetin e Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike.

    Shiko më shumë

    Granit Sadiku, Bsc.

    Granit Sadiku është njëri nga ligjëruesit në akademinë tonë. Ai ka mbaruar studimet bachelor për shkenca kompjuterike në Universitetin e Prishtinës, ndërsa aktualisht është në përfundim të studimeve master në UBT.

    Shiko më shumë

    Mentor Rexhepi, MBA

    Mentor Rexhepi mban pozitën e Drejtorit Ekzekutiv në VentureUP. Ka përfunduar studimet bazë dhe MBA në Universitetin e Staffordshire, është i certifikuar si Certified Management Consultant (CMC), dhe po ashtu ka disa certifikime për Project Management Cycle.

    Shiko më shumë

    Rregulloret

    1. Rregullorja e punës
    2. Rregullore për sigurimin e cilësisë
    3. Regullore për sigurimin e cilësisë
      Mbështetur në Ligjin Nr.04/L-037,"Për arsimin e lartë në Republikën e Kosovës", të Statutit dhe Rregullores së Shkollës Profesionale PBC Academy sh.p.k (në tekstin në vijim PBC ACADEMY), si dhe të akteve ligjore dhe nënligjore në fuqi, Bordi Themelues, në mbledhjen e mbajtur më 15.03.2019 miratoi këtë:

      RREGULLORE PËR SIGURIMIN DHE MENAXHIMIN E cilësisë

      Neni 1
      Cilësia është në qendër të të gjitha aktiviteteve të PBC ACADEMY duke adaptuar cilësinë si kulturë dhe zhvillimin e sistemit të menaxhimit të përgjithshëm të cilësisë. PBC ACADEMY synon të menaxhojë punën në përputhje me standardet kombëtare dhe ndërkombëtare dhe praktikat më të mira, veçanërisht në lidhje me trendet në Hapësirën Evropiane të Arsimit të Lartë.

      Neni 2
      Kjo Rregullore përshkruan sistemin e sigurimit dhe të menaxhimit të cilësisë në PBC ACADEMY.

      Neni 3
      Kur rregulloret, strukturat dhe iniciativat e cilësisë krijohen, zhvillohen, implementohen, monitorohen dhe vlerësohen, PBC ACADEMY merr një qasje të integruar duke përfshirë sigurimin dhe menaxhimin e cilësisë, të përcaktuar si vijon:
      • Sigurimi i cilësisë fokusohet në çështjet akademike, mësimdhënien dhe mësimnxënien dhe lidhet përafërsisht me ato shërbime të cilat drejtpërsëdrejti mbështesin studentët.
      • Menaxhimi i cilësisë ka për objektiv zhvillimin efektiv, implementimin dhe monitorimin e politikave dhe procedurave dhe cilësinë e shërbimeve të mësimdhënies dhe mësimnxënies bazuar në plan programin e akredituar.

      Neni 4
      4.1. Rregulloret, proceset dhe iniciativat e cilësisë përqendrohen në përmirësimin e vazhdueshëm përmes vetëvlerësimit të rregullt me objektivat, standardet/kriteret e performancës, rishikimin e progresit dhe vlerësimin e përgjithshëm.
      Në nivel institucional dhe të njësive, udhëheqësit akademikë dhe administrativë bëjnë caktimin e prioriteteve dhe përcaktojnë planet dhe veprimet të cilat modelohen në nivel të gjerë dhe përdoren në mënyrë aktive.
      PBC ACADEMY promovon kulturën në të cilën çdo sektor, i punësuar dhe student e sheh përmirësimin e cilësisë si përgjegjësi personale dhe kolektive.
      4.2. Për çështje relevante lidhur me cilësinë njoftohen të interesuarit për t’u siguruar se të gjithë janë të përfshirë në zhvillimin e një kulture të cilësisë në të cilën arritjet njihen dhe shpërblehen kurse performanca, si dhe joperformanca, menaxhohen në mënyrë efektive.
      4.3. Të dhënat dhe materialet tjera analitike si dhe provat përdoren për t’u siguruar se gjykimet dhe vendimet janë të hapura, transparente dhe se në mënyrë të qartë janë të mbështetura me informacione përkatëse.

      Neni 5
      PBC ACADEMY mirëmban rregullisht një strukturë të brendshme të cilësisë e cila është e përshtatshme për qëllimin. Kjo përfshinë subjektet e mëposhtme dhe rolet:
      • Bordi Themelues i PBC ACADEMY miraton planin strategjik ku sigurimi dhe menaxhimi i cilësisë janë pjesë të rëndësishme dhe ai ka përgjegjësinë përfundimtare.
      • Drejtori udhëheq procesin e cilësisë dhe është përgjegjës ndaj Bordit. Drejtori është përgjegjës për përpilimin e Planit të veprimit për vetëvlerësim të cilësisë në nivel të PBC ACADEMY shkurt KSMC (Quality Self-Assessment Action Plan) që lidhet me prioritetet në lëmi të ndryshme. Plani dorëzohet për miratim në Bord themelues.
      • Komisioni për sigurimin dhe menaxhimin e cilësisë (KSMC), që përbëhet nga Drejtori, Koordinatori për sigurimin e Cilësisë, dhe një Profesor, përpilon, implementon dhe mbikëqyr planin e veprimin për vetëvlerësim të cilësisë. Ai gjithashtu përgatit raportin periodik (semestral) për Bordin Themelues për rishqyrtim kritik. Mbështetja teknike sigurohet nga Koordinatori për sigurimin e cilësisë. Komisioni takohet së paku dy herë gjatë vitit akademik.
      • Ekipet e sigurimit të cilësisë në çdo njësi, administrate dhe shërbime përkrahëse janë përgjegjëse për procesin e vetëvlerësimit dhe për implementimin e planit të veprimit për sigurimin e cilësisë.

      Neni 6
      Në mënyrë që të zhvillohet një kulturë e cilësisë, PBC ACADEMY do të përdorë një varg mekanizmash të brendshëm të cilat do të jenë të lidhura me mekanizmat e jashtëm në mënyrë të përshtatshme duke përfshirë, por pa u kufizuar në pikët në vijim:
      • Zhvillimi dhe miratimi i kurrikulave bëhet në përputhje me udhëzimet strikte.
        Agjensioni Kombëtar i Akreditimit miraton dhe rivlerëson programet studimore dhe studentët vlerësohen në përputhje me udhëzimet e vlerësimit.
      • Kalueshmëria në testim është e përcaktuar për secilin modul dhe çdo herë duhet të jetë mbi 50% e poenave të arritshme.
      • Cilësia e mësimdhënies dhe mësimnxënies ruhet dhe zhvillohet nëpërmjet një skeme periodike të vëzhgimit të mësimdhënies, vlerësimeve periodike nga studentët, vlerësimit individual të stafit dhe nga mundësitë e zhvillimit profesional.
      • Procedura vjetore për vlerësimin e stafit është një vegël e rëndësishme për vlerësimin e performancës individuale, si bazë për rinovimin e kontratës, për progresin dhe promovimin.
      • Financat e PBC ACADEMY janë të monitoruara nga kontrolli i brendshëm.
      • Përdorimi dhe zhvillimi i objekteve dhe burimeve është i planifikuar dhe i monitoruar nëpërmjet vetëvlerësimit periodik dhe procesit të planifikimit, me prioritetet e lidhura me planin strategjik.
      • Satisfaksioni i studentëve dhe stafit nga shërbimet e ofruara matet nëpërmjet vlerësimet nga studentët dhe stafi.

      DISPOZITAT PËRFUNDIMTARE DHE KALIMTARE

      Neni 7
      Kjo rregullore për sigurimin dhe menaxhimin e cilësisë do të shqyrtohet në baza vjetore nga ana e Komisionit për sigurimin dhe menaxhimin e cilësisë.

      Neni 8
      Kjo rregullore hynë në fuqi pas aprovimit të saj nga Bordi Themelues i PBC ACADEMY.

      Neni 9
      Pas aprovimit nga Bordi Themelues të PBC ACADEMY, kjo rregullore publikohet në ueb faqe zyrtare ku kanë qasje të gjithë të punësuarit e PBC ACADEMY dhe studentët.

    4. Rregullore për përcaktimin e kritereve të vlerësimit
    5. Rregullore për përcaktimin e kritereve të vlerësimit

      Mbështetur në Ligjin Nr.04/L-037,”Për arsimin e lartë në Republikën e Kosovës”, të Statutit dhe Rregullores së Shkollës së lartë Profesionale PBC Academy sh.p.k (në tekstin në vijim PBC ACADEMY), si dhe të akteve ligjore dhe nënligjore në fuqi, Bordi Themelues, në mbledhjen e mbajtur më 01.06.2019 miratoi këtë:

      RREGULLORE PËR PËRCAKTIMIN E KRITEREVE TË VLERËSIMIT

      Hyrje
      Vlerësimi ka për qëllim mbledhjen e informacioneve në përkrahjen e studentit në zotërimin e rezultateve të të nxënit, përcaktimin e nivelit të performancës, raportimin e rregullt të progresit, certifikimin dhe orientimin për shkollim të mëtejshëm.

      Neni 1 - Qëllimi
      Qëllimi i kësaj rregulloreje është përcaktimi i normave të kalueshmërisë në testimet teorike dhe praktike të studentit.

      Neni 2 - Metodat e vlerësimit
      2.1. Vlerësimi i studentit kryhet nëpërmjet vlerësimit të vazhdueshëm dhe përfundimtar.
      2.2 Vlerësimi i formativ është pjesë mësimdhënies dhe të nxënit. Realizohet nga mësimdhënësi gjatë vitit mësimor duke u bazuar në rezultatet e të nxënit.
      2.3. Vlerësimi formativ realizohet nga nëpërmjet angazhimit të studentëve në klasë, detyrave të shtëpisë, kuzive, punën në kabinet dhe debateve.
      2.4. Vlerësimi përfundimtar është pjesë e mësimdhënies dhe të nxënit. realizohet nga mësimdhënësi gjatë vitit akademik bazuar në rezultatet e të nxënit dhe bëhet me notë.
      2.5. Vlerësimi përfundimtar/përmbledhës realizohet në dy faza; Janar dhe Qershor me anë të provimeve semestrale.

      Neni 3 - Instrumentet për vlerësim
      Instrumentet për vlerësimin e studentit janë përcaktuar në dy forma:
      1. Vlerësimi me anë të testimit teorik me shkrim dhe me gojë
      2. Vlerësimi me anë të demonstrimit praktik

      Neni 4 - Kriteret e vlerësimit teorik
      4.1. Çdo student i nënshtrohet testimit teorik me shkrim ose me gojë për secilin modul.
      4.2. Vlerësimi i testimit bëhet me anë të poenave nga 5 deri në 1 për secilën pyetje.
      4.3. Kriteri për kalueshmëri të testimit është caktuar mbi normën 50% të përgjigjeve të sakta.

      Neni 5 - Kriteret e vlerësimit praktik
      5.1. Çdo student i nënshtrohet testimit praktik për secilin modul.
      5.2. Vlerësimi i testimit bëhet me anë të demonstrimit praktik të detyrës në kompjuter ose pajisje laboratorike dhe punime tjera të përcaktuara nga ligjëruesi.
      5.3. Vlerësimi i studentit për punën praktike bëhet me anë të listës së kontrollit e cila përmban detyrat operacionale që duhen zbatuar nga studenti.
      5.4. Vlerësimi i punës praktike bëhet me anë të përshkrimit RM (rezultatet e të mësuarit) për secilën detyrë.
      5.6. Studenti duhet të jetë në gjendje të demonstroj mbi 75% të detyrave nga lista e kontrollit për vlerësimin e punës praktike.

      DISPOZITAT PËRFUNDIMTARE DHE KALIMTARE

      Neni 7
      Kjo rregullore për përcaktimin e kritereve të vlerësimit do të shqyrtohet në baza vjetore nga ana e komisionit për sigurimin dhe menaxhimin e cilësisë.

      Neni 8
      Kjo rregullore hynë në fuqi pas aprovimit të saj nga Bordi Themelues i PBC ACADEMY.

      Neni 9
      Pas aprovimit nga Bordi Themelues të PBC ACADEMY, kjo rregullore publikohet në web faqe zyrtare ku kanë qasje të gjithë të punësuarit e PBC ACADEMY dhe studentët.


    6. Politikat për menaxhimin e kritereve të vlerësimit
    7. Rregullore e brendshme për regjistrimin e studentëve
    8. Rregullore për ruajtjen e konfidencialitetit
    9. Politikat dhe procedurat për regjistrim dhe përzgjedhje
    10. Procedurat për zëvendësimin e certifikatave
    11. Procedurat për zëvendësimin e certifikatave

      Neni 1 Hyrje
      Zëvendësimi i certifikatës në rast se ajo është dëmtuar ose ka humbur mund të merret pranë administratës së akademisë në bazë të procedurave të dokumentuara sipas rregullores për zëvendësim.

      Neni 2 - Qëllimi
      Përmes kësaj rregulloreje i mundësohet studentit të bëjë kërkesë për zëvendësimin e certifikatës dhe shërben si udhëzues për administratën në trajtimin e kërkesave të studentëve.

      Neni 3 Certifikata
      Certifikata është dokumenti zyrtar i cili pasqyron rezultatin e studentit dhe kualifikimin. Si e tillë ajo lëshohet me rastin e përfundimit të studimeve në vetëm një kopje. Certifikata punohet sipas standardit të akademisë me të dhënat e nxjerra nga portfolio e studentit.

      Neni 4 - Zëvendësimi i certifikatës
      4.1. Zëvendësimi i certifikatës bëhet në dy raste:
      1. Nëse ajo ka humbur
      2. Nëse është dëmtuar
      4.2. Në të dyja rastet studenti duhet të paraqesë kërkesë me shkrim me përmbajtje të të dhënave personale, vitin akademik të studimeve, programin e studimeve, arsyetimin për zëvendësim dhe të protokolloj kërkesën pranë administratës.
      4.3. Administrata pas pranimit të kërkesës e dorëzon si të tillë për shqyrtim te zyrtari për koordinim të cilësisë.
      4.4. Për një afat prej 48 (dyzet e tetë orësh) studenti do të pranoj përgjigje për aprovim dhe/ose refuzim të përmbushjes së kërkesës.

      Neni 5 - Procedura e zëvendësimit të certifikatës
      5.1. Koordinatori për sigurim të cilësisë shqyrton kërkesat e studentëve dhe vlerëson mundësitë e zëvendësimit.
      5.2. Certifikata zëvendësohet vetëm në rast se studenti posedon portfolio nga regjistrimi deri në përfundim të studimeve.
      5.3. Certifikata nuk lëshohet/zëvendësohet nëse studenti nuk posedon asnjë dëshmi për vijueshmërinë në mësim dhe vlerësim.
      5.4. Pas shqyrtimit të kërkesës studenti pranon përgjigjen me shkrim nga administrata për lëshim ose jo të certifikatës.

      Neni 6 - Pranimi i certifikatës pas humbjes ose dëmtimit fizik
      6.1. Administrata obligohet të hulumtoj në arkivat e portfolios së studentit dhe të punoj një certifikate të re.
      6.2. Studenti obligohet të paguaj një shumë prej 5 (pesë) eurosh për shërbimin e administratës dhe kopjen e re të certifikatës.
      6.3. Administrata për një periudhë prej një jave bën lëshimin e certifikatës me vërtetimin e zëvendësimit të saj.

      Neni 7 - Ankesa
      Çdo student ka të drejtë ankese 5 (ditë) pas pranimit të përgjigjes negative për zëvendësim.
      Ankesat e pranuara shqyrtohen nga komisioni i cili formohet me rastin e ankesës. Komisioni përbëhet nga:
      1. Dy ligjërues nga lëndët obligative
      2. Koordinatori për sigurimin e cilësisë

      Shënim: Kjo rregullore hynë në fuqi pas aprovimit nga Kryesuesi i Bordit dhe si e tillë publikohet në ueb faqen e akademisë.

    12. Politikat zhvillimore të stafit
    13. Politikat dhe procedurat për vlerësimin e kandidatëve me aftësi të kufizuara
    14. Kodi i mirësjelljes
    15. Rregullore mbi procedurën dhe masat disiplinore
    16. Politikat dhe procedurat mbi njohjen e kredive
    17. Procedure e raportimit të incidenteve
    18. Rregullorja për menaxhimin dhe arkivimin e dokumentacionit të portofolios së studentit