×

Aplikimi është bërë me sukses.
Shumë shpejt stafi i BCS do të ju kontaktoj.
Ju faleminderit.

Kthehu tek Kryefaqja
×

Diçka shkoi gabim gjatë procesit të aplikmit
Provoni përsëri.

Kthehu tek Kryefaqja

I/E nderuar,

Aplikimi juaj mund të behet vetëm pas ngarkimit (upload) të dy dokumenteve - Letrës motivuese dhe CV-së.

Ju lutem ngarkoni ato dhe shtypni butonin Apliko.

Viti akademik 2022/23

Apliko tani

Viti akademik 2022/23

British College of Sciences ua mundëson praktikën në programim 50 nxënësve të SHML “Gjin Gazulli”

British College of Sciences vazhdimisht po punon me përkushtim të lartë drejt përmbushjes së misionit të vet për të kontribuar në edukimin dhe aftësimin e të rinjve në fushën e TIK, si dhe përgatitjen e tyre për tregun e punës. Kësaj radhe, British College of Sciences ka hapur dyert për t’ua mundësuar marrjen njohurive praktike bazë në fushën e programimit, 50 nxënësve të SHML “Gjin Gazulli” nga Prishtina.

Secili nxënës që është pjesë e praktikës do ta ketë mundësinë të marrë njohuri praktike në mënyrë individuale nga profesionistë të fushës së programimit, në një ambient shumë profesional dhe të përshtatshëm të British College of Sciences.

“Pjesa praktike është e domosdoshme për nxënësit e në veçanti krijimi i shprehisë së punës, andaj jam shume falënderuese për British College of Sciences që na ka dhënë këtë mundësi kaq të mirë pa asnjë kusht”, u shpreh Valbona Gashi-Dragusha, profesoreshë në SHML “Gjin Gazulli”.

Nxënësit e klasave të 12-ta të kësaj shkolle për 8 javë rresht do të kenë mundësinë të marrin njohuri praktike bazë në fushën e programimit. Organizimi i praktikës është mundësuar falë nënshkrimit të marrëveshjes javë më parë mes British College of Sciences dhe SHML “Gjin Gazulli” në Prishtinë.

British College of Sciences do të vazhdojë edhe me projekte të tjera për aftësimin e të rinjve.

Shpërndaje artikullin në
FacebookTwitterLinkedInViberWhatsAppShare
Shpërndaje artikullin në
FacebookTwitterLinkedInViberWhatsAppShare

Lajme të tjera

CyberBlog
AcademyFalas
AirQuality2