×

Aplikimi është bërë me sukses.
Shumë shpejt stafi i BCS do të ju kontaktoj.
Ju faleminderit.

Kthehu tek Kryefaqja
×

Diçka shkoi gabim gjatë procesit të aplikmit
Provoni përsëri.

Kthehu tek Kryefaqja

I/E nderuar,

Aplikimi juaj mund të behet vetëm pas ngarkimit (upload) të dy dokumenteve - Letrës motivuese dhe CV-së.

Ju lutem ngarkoni ato dhe shtypni butonin Apliko.

Viti akademik 2022/23

Apliko tani

Viti akademik 2022/23

British College of Sciences dhe Don Bosko, nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi për t’ua mundësuar nxënësve mbajtjen e praktikës

Qendra Social-Edukative ‘Don Bosko’, është shkolla e radhës, të cilës British College of Sciences i mundëson realizimin e praktikës profesionale për nxënësit e kësaj shkolle, falë marrëveshjes së bashkëpunimit të nënshkruar nga dy palët. 

Përmes kësaj marrëveshje synohet zhvillimi i bashkëpunimit të ngushtë me Q.S.E. “Don Bosko”, duke u bazuar në përcaktimin e programeve të përbashkëta për realizimin e pjesës praktike si dhe mbrojtjen e interesit të nxënësve për zhvillimin e njohurive të reja.

Marrëveshja në fjalë ka hy në fuqi menjëherë pas nënshkrimit, kështu kanë bërë të ditur udhëheqësit e British College of Sciences, të cilët po ashtu shprehen të kënaqur se akademia në vazhdimësi po kontribuon në aftësimin profesional të rinjve.

Ndërkaq, udhëheqësit e Q.S.E. “Don Bosko, falënderuan British College of Sciences për mbështetjen që i është ofruar nxënësve të kësaj shkolle në aspektin e shkollimit profesional sepse siç u thonë ata pjesa praktike i kompleton nxënësit dhe vetëm kështu ata janë të gatshëm për t’ju qasur tregut të punës.

British College of Sciences në mënyrë të vazhdueshme i ka ndihmuar shkollat profesionale të Kosovës duke ua mundësuar kompletimin e laboratorëve me pajisje siç janë kompjuterët e po ashtu duke ju ofruar nxënësve mundësi për mbajtjen e praktikës.

Andaj, British College of Sciences angazhohet fuqishëm për arritjen e misionit të saj i cili është edukimi dhe aftësimi i të rinjve në fushën e Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit dhe përgatitja e tyre për tregun e punës.

Shpërndaje artikullin në
FacebookTwitterLinkedInViberWhatsAppShare
Shpërndaje artikullin në
FacebookTwitterLinkedInViberWhatsAppShare

Lajme të tjera

college coordinator-37
TETE1
WebAndApp_Developer