×

Aplikimi është bërë me sukses.
Shumë shpejt stafi i BCS do të ju kontaktoj.
Ju faleminderit.

Kthehu tek Kryefaqja
×

Diçka shkoi gabim gjatë procesit të aplikmit
Provoni përsëri.

Kthehu tek Kryefaqja

I/E nderuar,

Aplikimi juaj mund të behet vetëm pas ngarkimit (upload) të dy dokumenteve - Letrës motivuese dhe CV-së.

Ju lutem ngarkoni ato dhe shtypni butonin Apliko.

Viti akademik 2022/23

Apliko tani

Viti akademik 2022/23

Nxënësit e trajnuar nga BCS krijojnë zgjidhje për monitorimin e cilësisë së ajrit të brendshëm dhe temperaturës nga distanca

Ndër rreziqet kryesore të shëndetit publik mjedisor konsiderohet ndotja e ajrit të brendshëm. Madje, sipas studimeve, një individ mesatarisht kalon rreth 90% të kohës së tij në ambiente të mbyllura. Kështu që ajri i dobët paraqet rrezik shëndetësor për qytetarët.

Po ashtu, aktivizimi dhe deaktivizimi i sistemit të ngrohjes nga largësia gjatë dimrit, si dhe i sistemit të ftohjes gjatë verës është më se e nevojshme për të pasur një jetë më të rehatshme.

Ky është problemi që i ka shqetësuar nxënësit e shkollës së mesme “Gjin Gazulli”, të cilët gjatë trajnimeve të mbajtura nga ligjëruesit e British College of Sciences, në kuadër të projektit “Qendrat kreative në shkollat e mesme”, kanë krijuar sistemin e monitorimit të cilësisë së ajrit dhe kontrollimit të temperaturës nga distanca.

Ky sistemi i cili është i lidhur me internet, i mundëson përdoruesve të tij ta bëjnë këtë monitorim nga kudo dhe kurdo, duke e shndërruar shtëpinë në shtëpi të mençur. Sistemi monitoron këta parametra: temperaturën, lagështinë, grimcat e pluhurit, gazrat e rrezikshëm, hidrogjenin, alkoolin, tymin dhe monoksidin e karbonit.

Grupi krijues përbëhet nga nënësit: Mergita Alija, Joni Gashi, Kujtim Gjokaj, Narti Gashi, Olti Kelmendi dhe profesoresha Teuta Kosumi. Sipas tyre, ky projekt ka shënuar një periudhë të re të mësimit në shkollën e tyre.

“Me krijimin e Qendrës kreative në shkollën tonë ka filluar një periudhë e re e përdorimit të teknologjisë që do të shërbej për të ngjallë kureshtjen, kreativitetin dhe idetë e reja tek nxënësit tanë. Kjo u mundësua nga Ministria e Ekonomisë dhe British College of Sciences, të cilat e pajisen shkollën tonë me teknologji të reja, si dhe ofruan trajnimin me ligjëruesin e shkëlqyeshëm prof. dr. Blerim Rexha” kanë deklaruar ata.

Mergita, ka ndarë përvojën e saj gjatë realizimit të këtij projekti, duke falënderuar ligjëruesit e British College of Sciences për punën dhe përkushtimin e tyre.

“Meqenëse projekti ynë ka qenë jo i thjeshtë, kemi pasur nevojë për kohë për montimin e pjesëve dhe testimin e senzorëve. Por, në përgjithësi nuk ka qenë diçka e pakapshme për ne pjesëtarët e grupit, pasi qe kemi pasur edhe asistim nga mentorët”, ka thënë ajo.

Për cilësinë dhe zgjidhjen e ofruar, projekti i tyre është shpërblyer me vendin e parë dhe me 9,000 euro në kuadër të garës së zhvilluar në fund të projektit.

Shpërndaje artikullin në
FacebookTwitterLinkedInViberWhatsAppShare
Shpërndaje artikullin në
FacebookTwitterLinkedInViberWhatsAppShare

Lajme të tjera

STEM
Untitled design (60) (1) (1)
Facetimer