×

Aplikimi është bërë me sukses.
Shumë shpejt stafi i PBCA do të ju kontaktoj.
Ju faleminderit.

Kthehu tek Kryefaqja
×

Diçka shkoi gabim gjatë procesit të aplikmit
Provoni përsëri.

Kthehu tek Kryefaqja

I/E nderuar,

Aplikimi juaj mund të behet vetëm pas ngarkimit (upload) të dy dokumenteve - Letrës motivuese dhe CV-së.

Ju lutem ngarkoni ato dhe shtypni butonin Apliko.

Viti akademik 2022/23

Apliko tani

Viti akademik 2022/23

PBC Academy nderohet me mirënjohje nga Shkolla e Mesme Elektroteknike “Gjin Gazulli”

PBC Academy nderohet me mirënjohje nga Shkolla e Mesme Elektroteknike “Gjin Gazulli” në Prishtinë, në shenjë falënderimi për organizimin e praktikave profesionale dhe mbështetjen e vazhdueshme për nxënësit e kësaj shkolle. 

Z.Bujar Gjocaj, drejtor i shkollës “Gjin Gazulli”, në fjalën e tij para të pranishmëve shprehu falënderime ndaj PBC Academy, për mbështetjen e vazhdueshme që akademia i ka ofruar shkollës.

“Krijimi i mundësisë për mbajtjen e praktikës në vendin e punës, na ka rritur vlerën dhe cilësinë si institucion, prandaj u jam shumë mirënjohës PBC Academy”, u shpreh z. Gjocaj. 

Me këtë rast, u nda mirënjohje edhe për koordinatoren e PBC Academy, znj. Sabina Llapashtica, për kontributin e saj si koordinatore e organizimit të praktikës profesionale për nxënësit e SH.M.E. “Gjin Gazulli”. 

PBC Academy, në këtë ngjarje ka dhuruar edhe një bursë të plotë me vlerë pesë mijë euro, për Yllka Shala,  nxënëse e dalluar e shkollës Gjin Gazulli.  Kjo dëshmon përkushtimin e PBC Academy për të mbështetur zhvillimin e talenteve të rinj në fushën e TIK.

Për më shumë realizimi i projektit për ofrimin e praktikës për nxënësit e shkollës Gjin Gazulli kap shumën 40 mijë euro, përfshirë, angazhimi i ekspertëve në fushën e programimit dhe ofrimi i gjithë infrastrukturës përkatëse për realizimin e këtij projekti për periudhën sa ka zgjatur praktika.

Përfaqësuesit e PBC Academy shprehen se janë të nderuar dhe të kënaqur të jenë pjesëmarrës në ngjarje të tillë, për të kontribuar drejt një të ardhme të shkëlqyeshme për mendjet e ndritura të të rinjve të kësaj shkolle. 

PBC Academy, përveç edukimit profesional, trajnimeve dhe zhvillimit të nismave (Startups) në TIK, gjithashtu në mënyrë në vazhdueshme po kontribuon edhe me ofrimin trajnimeve dhe hapësirave për mbajtjen e praktikës për shkollat profesionale. E gjithë kjo me misionin që sa më shumë të kontribuojë për një të ardhme më të ndritur të të rinjve tanë.

Shpërndaje artikullin në
FacebookTwitterLinkedInViberWhatsAppShare
Shpërndaje artikullin në
FacebookTwitterLinkedInViberWhatsAppShare