PYTHON PROGRAMMING
Trajnim mbi teknikat bazë të zhvillimit të aplikacioneve duke përdorur gjuhën programuese Python.
Përshkrimi
Ky trajnim ju ofron mundësitë e eksplorimit dhe qëllimin e teknikave të zhvillimit të aplikacioneve duke përdorur gjuhën programuese Python.
Ky trajnim është i ndarë në katër pjesë, dhe atë si vijon:
Pjesa e parë fillon me krijimin e ambientit zhvillues dhe kjo pjesë shërben si hyrje për sintaksën dhe paradigmat e programit të orientuar në objekte.
Pjesa e dytë vazhdon me thellimin e koncepteve, metodave dhe strukturës së të dhënave dhe funksioneve nga Python, të inkorporuar në librari apo module si dhe shpjegohen edhe paketat e palëve të treta.
Pjesa e tretë vazhdon me operacionet me files, me bazën e shënimeve si dhe funksioneve tjera të inkorporuara në Python.
Pjesa e katërt përfshin threads dhe proceset, pastaj shpjegohen veprimet në rrjeta kompjuterike si dhe protokollet përkatëse (HTTPS, SMTP, POP3 etj.). Gjatë trajnimit, bashkë me studentët do të zhvillohet një produkt në gjuhën programuese Python.
Çka përmban trajnimi?
- Introduction to Python & Interpreter
- The Python Language
- Object-Oriented Python
- Exceptions & Modules
- Core Built-ins and Standard Library Modules
- Strings and Regular Expressions
- File and Text Operations
- Persistence and Databases
- Time Operations
- Threads and Processes
- Networking Basics
- Client-Side Network Protocol Modules
Çka përfitoni nga ky trajnim?
- Me përfundimin e këtij trajnimi studenti do të jetë në gjendje të zhvilloj në formë të pavarur aplikacione duke shkruar kodin në gjuhen programuese Python dhe integruar edhe libraritë (funksionet) e gatshme të gjuhës Python.
Kush mund të jetë pjesë e trajnimit?
- Njohje elementare e punës me kompjuter dhe njohje elementare e gjuhës angleze
Kohëzgjatja
45 ore
Çmimi
199€