DIZAJNIMI DHE ZHVILLIMI I DATABAZAVE
Ky trajnim ofron një hyrje në dizajnimin dhe zhvillimin e bazës së të dhënave. Përmes tij ju do të mësoni për konceptet themelore të sistemeve të bazës së të dhënave, të kuptuarit e algjebrës relacionale, modeli konceptual, modelin e të dhënave, hartimin e bazës së të dhënave fizike dhe manipulimin e të dhënave përmes gjuhës SQL.
Përshkrimi
Trajnimi do të fillojë me një shtjellim historik të zhvillimit të bazës së të dhënave nga sistemet e fajllave në sistemet e bazave të të dhënave relacionale. Me anë të shembujve konkret, ndjekësit e trajnimit do të njoftohen edhe për dizajnin e bazës së të dhënave.
Çka përmban trajnimi?
- Kuptimin për bazat e të dhënave
- Bazat e të dhënave relacionale
- Arkitektura e bazave të të dhënave
- Varësia e të dhënave
- Programimi procedural dhe jo-procedural
- Terminologjia e modelit relacional (Key, Integrity, Views)
- Sistemet për menaxhimin e bazave të të dhënave (DBMS)
- Kuptimi i manipulimit me të dhëna në SQL
- Procesimi i një dhe më shumë tabelave
- Funksionet në SQL (Funksionet me data dhe kohe, konvertim te tipit te varibleva)
- Përdorimi i komandave për agregim të të dhënave
- Operatorët dhe klauzat në SQL
- Problemi me redundance
- Kuptimi i varshmërisë funksionale (Functional Dependency)
- Dekompozimi i të dhënave
- Kuptimi i normalizimit të të dhënave (Normal Forms)
- Pastrimi i ER diagramit
- Krijimi dhe fshirja e skemës (schema)
- Krjimi i tabelave (strukturës)
- Modifikimi i strukturës së tabelës dhe fshirja e tabelës
- Krijimi dhe fshirja e views
- Krijimi dhe fshirja e Indexave
- Kuptimi i menaxhimit të transaksioneve
- Kontrolli i konkurrencës
- Kuptimi i backup dhe recovery
Çka përfitoni nga ky trajnim?
- Njohuri mbi konceptet themelore të sistemeve për menaxhimin e bazës së të dhënave dhe modelin relacional të bazës së të dhënave
- Njohuri rreth dizajnimit të bazës së të dhënave duke përdorur modelin relacional të të dhënave dhe normalizimin bazë
- Mundësi për punë praktike
- Certifikatë që njihet edhe jashtë vendit
- ECVET kredi
Kush mund të jetë pjesë e trajnimit?
- Personat me njohuri elementare të punës me kompjuter
- Personat me njohuri elementare të gjuhës angleze
Kohëzgjatja
45 ore
Çmim1
199€