×

Aplikimi është bërë me sukses.
Shumë shpejt stafi i BCS do të ju kontaktoj.
Ju faleminderit.

Kthehu tek Kryefaqja
×

Diçka shkoi gabim gjatë procesit të aplikmit
Provoni përsëri.

Kthehu tek Kryefaqja

I/E nderuar,

Aplikimi juaj mund të behet vetëm pas ngarkimit (upload) të dy dokumenteve - Letrës motivuese dhe CV-së.

Ju lutem ngarkoni ato dhe shtypni butonin Apliko.

Viti akademik 2022/23

Apliko tani

Viti akademik 2022/23

British College of Sciences ndan certifikata për 50 nxënës të SHML “Gjin Gazulli” në Prishtinë

U mbajt ceremonia e ndarjes së certifikatave për 50 nxënësit e SHML “Gjin Gazulli” në Prishtinë, të cilët kanë ndjekur praktikë profesionale në fushën e programimit për tetë javë rresht në British College of Sciences.


“Teknologjia e Informacionit dhe Komunikimit (TIK) është industria më e kërkuar aktualisht në gjithë botën, andaj si kompani po punojmë fuqishëm që të krijojmë sa më shumë kuadro të reja”, ka deklaruar themeluesi i British College of Sciences, z. Gazmend Selmani.


Sa i përket realizimit të projektit në fjalë, z. Selmani u shpreh: “Angazhimi i ekspertëve në fushën e programimit dhe ofrimi i gjithë infrastrukturës përkatëse për realizimin e këtij projekti për periudhën sa ka zgjatur praktika, kap koston financiare mbi 40 mijë euro, të cilën e ka investuar British College of Sciences nga fondet vetanake”.


Në fjalën e tij në këtë ceremoni, drejtori i shkollës SHML “Gjin Gazulli”, z. Bujar Gjocaj, tha se është mirënjohës për British College of Sciences për ofrimin e kushteve për mbajtjen e praktikës profesionale, duke theksuar po ashtu ua ka rritur vlerën dhe cilësinë si institucion.
“Krijimi i mundësisë për mbajtjen e praktikës në vendin e punës, na ka rritur vlerën dhe cilësinë si institucion, prandaj u jam shumë mirënjohës British College of Sciences. Ne presim të kemi bashkëpunim edhe në të ardhmen, sepse kemi pasur vazhdimisht mbështejtje edhe në kompletimin e laboratorëve kur ne kemi pasur më së shumti nevojë”, deklaroi z. Gjocaj.
Nxënësit, gjatë praktikës i ka përcjellë edhe profesoresha e shkollës “Gjin Gazulli”, znj. Valbonë Gashi Dragusha, e cila British College of Sciences e merr shembull që duhet ta ndjekin edhe kompanitë e tjera.


“Gjatë periudhës së praktikës kam parë për së afërmi se programerët e British College of Sciences u kanë ofruar nxënësve njohuri të nevojshme dhe me konfidencë e them që fillet e karrierës së tyre nxënësit vetëm se i kanë marrë. Shkolla profesionale pa mësim në vend të punës, është si një mision i lënë në gjysmë. Faleminderit British College of Sciences për këtë mundësi të artë për nxënësit tanë. Uroj që shembullin tuaj ta ndjekin edhe kompanitë e tjera”, u shpreh znj. Gashi-Dragusha.


Një storie e suksesit pas marrjes së praktikës u dëshmua edhe në këtë ceremoni, ku njëri nga grupi i nxënësve prezantuan krijim e ueb-faqes së shkollës së tyre, të cilët treguan që pas marrjes së njohurive në praktikë dhe me ndihmën e ekspertëve të British College of Sciences ia dolën ta dëshmojnë suksesin e tyre.

British College of Sciences, përveç edukimit profesional, trajnimeve dhe zhvillimit të nismave (Startups) në TIK, gjithashtu në mënyrë në vazhdueshme po kontribuon edhe me ofrimin trajnimeve dhe hapësirave për mbajtjen e praktikës për shkollat profesionale. E gjithë kjo me misionin që sa më shumë të kontribuojë për një të ardhme më të ndritur të të rinjve tanë.

Shpërndaje artikullin në
FacebookTwitterLinkedInViberWhatsAppShare
Shpërndaje artikullin në
FacebookTwitterLinkedInViberWhatsAppShare

Lajme të tjera

_MG_6786
TETE_Students
GreenCity2