Karriera në fushën e Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit
Pse është e rëndësishme të studioni në fushën e Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit?
Studimi në teknologjinë e informacionit dhe komunikimit si zhvillues i softuerit është shumë i rëndësishëm për shumë arsye. Së pari, kërkesa e tregut për profesionistë të kualifikuar në këtë fushë është në rritje të vazhdueshme po ashtu me rritjen e përdorimit të kompjuterëve dhe aplikacioneve, industria e softuerit ka nevojë për inxhinierë të aftë për të zhvilluar dhe mirëmbajtur softuerin.
Për më shumë studimi i teknologjisë së informacionit dhe komunikimit ju jep një bazë të aftësive të nevojshme për të kuptuar dhe zbatuar konceptet e programimit dhe zhvillimit të aplikacioneve.
Përveç këtyre, njohuria e thellë e teknologjisë së informacionit dhe komunikimit ju epin avantazhe konkurruese në tregun e punës dhe mundësisë për të krijuar inovacione të reja në fushën e softuerit.
Prandaj, të studiuarit në këtë fushë ju sigurojnë mundësi të shkëlqyera për zhvillim personal dhe profesional.
Cilat lëndë do t’i mësoni në BCS?
Në BCS, ju do të mësoni një gamë të gjerë lëndësh që do t’ju përgatisin për një karrierë të suksesshme si zhvillues i softuerit. Shkollimi juaj do të përfshijë lëndë si: Arkitekturë Komjuterike, Sisteme Operative, Java, Algoritme dhe strukturë e të dhënave, MySQL, Object Oriented Programing, Web Development, Mobile App Development (IOS dhe Android), Software Engineering, Web Security, Python, IoT, Cloud Computing, Software Quality Assurance, .NET Core Programing, UI/UX, Application Security Software, Web DevelopmentAdvanced,Mobile App Development Advanced.
Ky kombinim i lëndëve të rëndësishme do t’ju përgatisë për sfidat dhe mundësitë për të punuar në fushën e Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit.
Cilat janë përgjegjësitë e një zhvilluesi të softuerit?
Përgjegjësitë e një zhvilluesi të softuerit janë të shumta dhe të rëndësishme në procesin e krijimit dhe mirëmbajtjes së softuerit. Një zhvillues i softuerit ka detyrën për të kuptuar dhe zbatuar specifikat e projektit të caktuar, si dhe për të zhvilluar, testuar dhe vënë në funksion softuerin në mënyrë efikase. Duhet të jenë të aftë të programojnë në gjuhët e programimit të ndryshme dhe të përdorin mjete të zhvillimit të softuerit. Gjithashtu, zhvilluesit e softuerit kanë përgjegjësi për të analizuar dhe zgjidhur problemet e ndryshme që mund të dalin gjatë procesit të zhvillimit dhe për të siguruar që softueri të punojë siç është planifikuar. gjithashtu një zhvillues i softuerit duhet të jetë në gjendje të bashkëpunojë me ekipet e tjera të zhvillimit, siç janë projektuesit, inxhinierët e ndërfaqes, dhe menaxherët e projektit. Përmbushja e kërkesave të klientit dhe ofrimi i një softueri të cilësisë të lartë janë gjithashtu përgjegjësi thelbësore të zhvilluesit të softuerit.
Marrja e titullit Zhvillues i Softuerit me metodologjisë “mëso duke punuar” në British College of Sciences
Metodologjia “mëso duke punuar” (learning by doing) që aplikohet në British College of Sciences dhe mësimdhënia që realizohet duke krijuar produktin real, me qëllim të plasimit në treg, bën që studentët e British College of Sciences të përfitojnë sa më shumë dije që të jetë e mundur. Kësaj i shtohet edhe përvoja e ligjëruesve të British College of Sciences, të cilët janë personel i kualifikuar me tituj deri në PhD në institucionet më prestigjioze evropiane.
Në British College of Sciences për dy vite do ta merrni titullin “Software Developer” dhe do të pajiseni me diplomë profesionale që njihet brenda dhe jashtë vendit.
Karrierën tuaj mund ta drejtoni ju, mund të punoni në ndonjë kompani apo të pavarur
Pasi të profilizoheni se në cilin prej këtyre profesioneve mund të vazhdoni rrugëtimin, atëherë ju mbetet të vendosni se a dëshironi që punën tënde t’ia dedikoni një kompanie të teknologjisë apo të punoni si zhvillues i pavarur. Të jeni punonjës i një kompanie konsiderohet si një mundësi e mirë për avancim në karrierë dhe shoqërohet me një shpërblim të qëndrueshëm. Ndërsa, nëse jeni person që pëlqeni ta sfidoni veten mund të zgjidhni të punoni si zhvillues i pavarur.