×

Aplikimi është bërë me sukses.
Shumë shpejt stafi i BCS do të ju kontaktoj.
Ju faleminderit.

Kthehu tek Kryefaqja
×

Diçka shkoi gabim gjatë procesit të aplikmit
Provoni përsëri.

Kthehu tek Kryefaqja

I/E nderuar,

Aplikimi juaj mund të behet vetëm pas ngarkimit (upload) të dy dokumenteve - Letrës motivuese dhe CV-së.

Ju lutem ngarkoni ato dhe shtypni butonin Apliko.

Viti akademik 2022/23

Apliko tani

Viti akademik 2022/23

Konkurs për ligjerues

BCS BY PBCA është duke sjell modelin virtual të mësimdhënies. Ky model do t'u mundësojë studentëve të përbrendësojnë mësimet sipas një orari, lokacioni dhe pajisje që atyre u përshtatet. Për këtë qëllim jemi duke kërkuar ligjerues që kanë kapacitete profesionale për mësimdhënie dhe që janë të gatshëm të udhëtojnë në rrugën e re të mësimdhënies.


Përshkrimi i punës:

  • Si ligjerues, në bashkëpunim me ekipin tonë ju do të xhironi ligjeratat tuaja. Ato më pastaj do të publikohen në platformën softuerike të BCS by PBCA për qasje nga studentët e regjistruar.
  • Të shtunave, ju do të zhvilloni seminare interaktive virtuale (online) me studentët për qëllime ushtrimore dhe ilustrative të ligjeratave virtuale.

Kompensimi

Me qëllim që modeli arsimor dhe përmbajtja të jenë atraktive për ndjekësit, por edhe ju të fitoni më shumë, BCS BY PBCA preferon që kompensimi juaj të jetë me përqindje. Megjithatë BCS by PBCA mbetet e hapur edhe për kompensim fiks.


Drejtimet dhe lëndët:

  1. Kontabiliteti dhe financa:
    • Analiza e Investimeve
    • Raportimi i Korporatës
    • Financa dhe Strategjia Globale
    • Menaxhimi Financiar Strategjik
    • Auditimi Strategjik
    • Metodat e Kërkimit të Biznesit
  2. E Drejta Ndërkombëtare e Biznesit:
    • E drejta e tregtisë ndërkombëtare
    • Tregjet, konkurrenca dhe rregullat e tregtisë globale
    • Ligji i Pronësisë Industriale dhe Intelektuale
    • Ligji dhe Krimet Financiare
    • E drejta për shoqëritë tregtare
    • Metodat e Kërkimit Ligjor
  3. Menaxhimi Strategjik dhe Udhëheqja:
    • Menaxhimi Strategjik
    • Udhëheqja Strategjike
    • Menaxhimi Strategjik i Burimeve Njerëzore
    • Metoda të avancuara të kërkimit të biznesit
    • Menaxhimi Financiar Strategjik
    • Sipërmarrja dhe Inovacioni
  4. Inxhinieri e zhvillimit të softuerit:
    • Siguria kibernetike
    • Parimet e programimit të softuerit (Java)
    • Menaxhimi i projektit Agile, Përgatitja e projekt propozimeve
    • Cloud Computing & DevOps
    • Baza e të dhënave dhe Programimi SQL
    • Dizajnim ueb
    • Sigurimi i cilësisë së softuerit
    • Propozimet e projekteve
    • Kujdesi ndaj klientit dhe zhvillimi i biznesit
    • Standardet e cilësisë me ISO 9001
    • Standardet e Sigurisë së Informacionit me ISO 27000
    • Standardet e Mirëmbajtjes së Softuerit me ISO 14764
  5. Marketing:
    • Parimet e Marketingut
    • Sjellja e Konsumatorit dhe Komunikimet e Tregut
    • Marketingu i mediave dixhitale dhe sociale
    • Menaxhimi Strategjik i Markës (Brand-it)
    • Projekti i Kërkimit të Marketingut
  6. Menaxhimi i biznesit:
    • Aftësi Akademike të Shkrimit dhe Kërkimit
    • Operacionet e biznesit
    • Komunikimi në Biznes
    • Financë dhe Kontabilitet
    • Drejtimin dhe menaxhimin e ekipeve
    • Veprimi në një kontekst global
    • Parimet dhe Konceptet e Strategjisë
    • Menaxhimi i Burimeve Njerëzore
    • Marketingu për Menaxherët
    • E drejta e biznesit për menaxherët
    • Kontabiliteti i Menaxhimit për Vendimmarrje
    • Themelimi i Start-ups

Nëse jeni një profesionist i përkushtuar me ekspertizë në ndonjë nga këto fusha dhe keni pasion për të edukuar dhe frymëzuar të tjerët, ju ftojmë të jeni pjesë e këtij rrugëtimi të ri, virtual.


Kriteret e përzgjedhjes:

  1. Minimum Master në fushën përkatëse.
  2. Përvojë në përpilimin e materialeve studimore dhe mësimdhënie për mosha të rritura, së paku një vit.
  3. Përvojë pune praktike ose në industri, në fushën përkatëse, së paku një vit.
  4. Aftësi komunikimi dhe prezantimi për të përcjellë në mënyrë efektive informacionin te studentët.
  5. Njohje e punës me kompjuter, të paktën MS Word, MS, Excel dhe logjikës së publikimit, ndarjes dhe ruajtjes së materialeve.

Procesi i aplikimit:

Për të aplikuar, ju lutemi dërgoni CV-në tuaj dhe një letër motivuese që përshkruan kualifikimet tuaja dhe plotësoni formularin duke klikuar këtu.

X

Këtu duhet të ngarkoni dokumentet me të cilat aplikoni.

Kërkohet:
1. CV juaj, e përditësuar dhe
2. Letërmotivuese

Këto dokumente duhet të jenë në PDF ose në Word. Për t'i ngarkuar ato shtypni këtu.

Vëmendje: Madhësia maksimale e dokumenteve duhet të jetë 8MB.